Pasioni dhe deshira për pikturë për Kejsi Pepkolajn ka nisur që kur ishte në moshë të vogël.
Një talent i fshehur i Kejsit u zbulua nga i ati që në moshë të hershme, për të vijuar me po të njejtin pasion edhe sot.
Dëshira dhe pasioni për tu bëre piktore në një të ardhme është frymzim për 18 vjeçaren nga Lezha për të krijuar pikturat e saj.
“Frymëzim marr nga gjithcka, kam idenë që dua të behem piktore në të ardhmen, më pëlqen natyra”– tha 18 vjeçarja e talentuar.
Për Kejsin ka patur dhe momente dorëzimi por shtysa e babait të saj nuk e la kurrë të dorëzohet duke arritur këtu ku është sot, me një dashuri të veçantë për pikturën.
”Po ka patur raste të momentit të dorëzimit, por kam patur babin që gjithmonë më ka suportuar”- tha e reja.
“Të mos heqeesh dorë nga dëshirat dhe pasionet e tua”, thotë Pepkolaj, e teksa këshillon veten çdo ditë të mos dorëzohet para sfidave që mund të hasë gjatë këtij rrugëtimi aq të dëshiruar nga ajo.
“Mesazhi që do ju jepja të rinjve që të mos heqin dorë nga ëndrrat e tyre, këshillë i jap vetes të mos dorzohem”– tha Kejsi.
Top Channel