Këshilli i Lartë Gjyqësor ka pranuar kërkesën e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë për “Shkarkim nga detyra” të magjistrates Mimoza Margjeka, me detyrë gjyqtare pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës.
Vendimi vjen pasi Margjeka është deklaruar fajtore nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i gjyqtarit, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, e kryer në bashkëpunim, konfirmuar edhe nga Apeli.
Hetimet nxorën se duke shfrytëzuar detyrën, Margjeka përfitoi para dhe në këmbim favorizoi një palë ndërgjyqëse nëpërmjet dhënies së vendimit. Vepra penale është kryer me dashje direkte me motiv kryesor përfitim i një shume monetare përkundrejt kryerjes së një veprimi, konkretisht zbutjen e masës së sigurimit personal ndaj një shtetasi.
Top Channel