Laert Haxhiu

Prokuroria e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, ka dhënë sot pretencën për Leart Haxhiun, të akuzuar për “masakrën” e Lushnjës në 2017-ën, për të cilin kërkoi dënim me burgim të përjetshëm.

Haxhiu, i njohur ndryshe si “rivali i Aldo Bares, ish-kreut të bandës së Lushnjës, akuzohet për vrasjen e e Zamir Latifit dhe Jurgen Hoxhës si dhe plagosjen e Marjus Xhepexhiut dhe Bujar Turkut në Lushnjë në vitin 2017.

Kujtojmë se Haxhiu po mbahet i arrestuar në Greqi që prej muajit maj të vitit të kaluar. Gjykata e Apelit në Janinë, i ka hapur rrugë ekstradimit të tij në Shqipëri ku do të gjykohet edhe për krime të tjera ku është i përfshirë, por 31 vjeçari ka ende një mundësi të fundit për të apeluar vendimin e Gjykatës së Lartë në Greqi për ekstradimin e tij.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA