Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu ka përsëritur zotimin e tij për të pushtuar qytetin Rafah në Gazën jugore dhe deklaroi ndërsa “Ka një datë”.
Ai ka thënë vazhdimisht se Izraeli duhet të dërgojë forca tokësore në qytet, për të cilin ai thotë se është bastioni i fundit i Hamasit në zonën e rrethuar, sipas Sky News.
“Nuk ka asnjë ndryshim në pozicionin e okupimit [Izraelit] dhe për këtë arsye, nuk ka asgjë të re në bisedimet e Kajros”, tha zyrtari i Hamasit, i cili kërkoi të mos identifikohej, për agjencinë e lajmeve Reuters.
Komuniteti ndërkombëtar ka kundërshtuar një pushtim të Rafahut, duke argumentuar se rreth 1.4 milionë civilë që kanë kërkuar strehim atje do të jenë në rrezik. Izraeli ka këmbëngulur se ka një plan për të mbrojtur civilët.
Të hënën, Netanyahu tha se kishte marrë një raport të detajuar mbi bisedimet në Kajro. Megjithatë, ai tha se operacioni Rafah ishte thelbësor për një fitore izraelite.
“Ne po punojmë vazhdimisht për të arritur qëllimet tona, para së gjithash lirimin e të gjithë pengjeve tona dhe arritjen e një fitoreje të plotë ndaj Hamasit”, tha ai në një deklaratë video.
“Kjo fitore kërkon hyrjen në Rafah dhe eliminimin e batalioneve terroriste atje. Do të ndodhë – ka një datë”, shtoi ai pa dhënë detaje.
Top Channel