EMRAT/ Trafik kokaine drejt Italisë! Policia jep detajet për grupin kriminal, kush janë tre shqiptarët që ranë në pranga në Vlorë

09/04/2024 09:07

Tre shqiptarë kanë rënë në pranga në Vlorë, pasi ishin pjesë e një grupi kriminal që trafikonte drogë drejt Italisë.

Operacioni policor ndërkombëtar i koduar “Sammogia”, i iniciuar nga Policia italiane, u zhvillua njëkohësisht në Shqipëri, Itali dhe Gjermani, ku ranë në pranga 13 shtetas, të cilët trafikonin kokainë nga vendet e origjinës drejt Italisë.

Gjatë operacionit në vendin tonë, u lokalizuan në Vlorë, u kapën dhe u vunë në pranga  Landi Kalemaj, 52 vjeç, Floriant Muho, 38 vjeç dhe Ledjon Muho, 33 vjeç, pjesëtarë të një organizate kriminale në Itali.

Për tre shqiptarët, Gjykata e Bolonjas ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në kuadër të organizatës kriminale.

Sipas njoftimit të Policisë së Shtetit, Interpol Tirana dhe homologët në Itali vijojnë bashkëpunimi për të kryer ekstradimin e këtyre shtetasve në Itali.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA