Prokuroria e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka dhënë sot pretencën për Leart Haxhiun, të akuzuar për “masakrën” e Lushnjës në 2017-ën, për të cilin kërkon dënim me burgim të përjetshëm.
Haxhiu, i njohur ndryshe si “rivali i Aldo Bares, ish-kreut të bandës së Lushnjës, akuzohet për vrasjen e e Zamir Latifit dhe Jurgen Hoxhës si dhe plagosjen e Marjus Xhepexhiut dhe Bujar Turkut në Lushnjë në vitin 2017, teksa shënjestra ishte Xhulio Shkurti, nipi i ish-kreut të bandës së Lushnjës, Aldo Bare.
Anila Hoxha ka siguruara për Top Channel dosjen e plotë të SPAK, ku evidentohen dëshmitë e disa prej dëshmitarëve që ndodheshin në vendin e ngjarjes në momentin e masakrës.
Një prej tyre edhe Marjus Xhepexhiut, i cili mbeti i plagosur, si dhe vëllezërve të Anterio Kaloshi, i i dënuar përjetë për këtë ngjarje së bashku dhe Orgest Bilbilin.
Pjesë nga dosja:
* Dëshmitari Maksim Xhepexhiu (babai i Marjusit): Ditën e ngjarjes, ishte rreth 10-15 m larg vendngjarjes, tek lokali i tij, në Lagjen “Loni Dhamo”, shëtitorja e palmës në Lushjnë. aty afër po blinte një paketë. Ka parë një makinë, benz gri ku ishin rreth 3 persona. Personat ishin me maskë të gjithë, por nuk e saktëson dot nëse të tre kanë qenë me armë, ka qenë punë 1 minutë, zbritën nga makina, direkt qëlluan dhe pastaj hipën prapë në makinë. Pasi u larguan dëshmitari ka shkuar të marri djalin i cili ishte i shtrirë. Veç djalit të tij ishin dhe dy të tjerë të shtrirë. Nuk i ka parë të tjerët ka marrë dalin e tij për të ta çuar në spital.
Djali u godit në këmbë dhe krah. Shtetasin Bujar Turku e njeh e ka kushëri të parë. Atë ditë e ka parë Bujarin, e ka takuar aty para se të ndodhi ngjarja, ishte me biçikletë, dëshmitari e pa dhe aty ku ndodhi ngjarja, por ai iku nga aty kur ndodhi. Më vonë e mësoi në spital se edhe Bujari ishte plagosur.
Djali i tij ka qenë rastësisht para lokalit dhe nuk ka pasur konflikt me autorët.
Laert Haxhiun nuk e njeh, të atin e njeh, ka pas marrëdhënie shumë të mira me të, jo vetëm me të, por nuk ka pas konflikte me asnjë njeri.
Në kohën e ngjarjes Mariusi ka qenë pronari i lokalit, biznesin e kishte të vetin. Ka qenë në lokalin e tij, është pronar.
Shtetasit Jurgen Hoxha, Zamir Latifi, Sajmo Xheliu, Kristjan Shkurti, Xhuljo Shkurti, i njeh.
Këta shtetas shkonin te lokali i djalit e rrinin. Ditën e ngjarjes ka dëgjuar krisma dhe ka parë ngjarjen. Të shtënat erdhën nga makina, nga një makinë gri, vinte drejtë.
Ditën e ngjarjes djali ka qënë i shoqëruar me shtetasit Jurgen, Zamir, Sajmo, Kristjan, Xhuljo dhe ishin para lokalit, në trotuar të lokalit.
* Nga deklarimet e shtetasit Marjus Xhepexhiu: Ai ka deklaruar se ditën e ngjarjes ka shkuar te lokali i tij në qytetin e Lushnjës. Ka qënë te cepi i trotuarit të lokalit të tij, me shtetasit Zamir Latifi, Jurgen Hoxha. Marjusi ndodhej me kurriz nga rruga kryesore, kurse dy shokët e tij ishin me fytyrë nga ai dhe nga Bulevardi. Kishin rreth 15 minuta në trotuar, pasi aty rrinin përditë. Pak më përpara ishin dhe Xhulio Shkurti, Sajmo Xheliu, Denis Lipe. Xhulio shkoi të qethej te berberi, Denis Lipe është futur brenda në lokal për të pirë ujë, kurse shtetasi Sajmo Xheliu po lëvizte në trotuar dhe ndodhej rreth 10 m larg tyre.
Në këtë kohë filluan të shtëna tek e tek, dhe më pas me breshëri. Fillimisht deklaruesi ka kujtuar se ishin kapsolla, por kur ktheu kokën nga shkallët e lokalit të katit të dytë, ka parë shtetasin Sajmo Xheliu që po ikte me vrap në drejtim të stacionit elektrik. Ka ndjerë dhimbje në shpatullën e djathtë dhe është hedhur në tokë, duke ikur zvarrë anash një makine qe ishte e parkuar para lokalit të tij. Edhe në këtë kohë ka dëgjuar akoma krisma armësh me breshëri.
Ndërkohë ka parë nga poshtë makinës se mbi shokët e tij po gjuhej me armë zjarri. Ka parë këmbët e një personi nga pozicioni që ishte i cili gjuante me armë mbi shokët. Mund të ketë pasur edhe persona të tjerë pasi nga të shtënat e armëve kishte dy-tre zbrazje armësh në drejtimin e tyre. Më pas krismat kanë pushuar. Menjëherë pas pushimit të krismave ka dëgjuar të niset me shpejtësi një mjet, duke i dhënë gaz, nga zhurma e te cilit arriti të kuptojë se ai mund të ishte rreth 10 m larg nga vendi ku ndodhej.
Është ngritur siç ishte i plagosur dhe ka shkuar përsëri te trotuari ku ishte në fillim, ku ka parë shokët e tij të shtrirë. Aty ka ardhur Maksim dhe Adem Xhepexhiu që e kanë transportuar në spital. Për shkak të pozicionit të tij nuk ka njohur ndonjë nga autorët, dhe nuk është në dijeni nëse shokët e tij kanë pasur ndonjë konflikt.
* Dëshmitari Arjol Kaloshi; Vëllai i të bashkëpandehurit të proceduar veçmas Anterio Kaloshi. Dëshmoi se jetonte me prindërit dhe Mikelin, kurse Anterio nuk jetonte me ta. Nuk mbante mend numrat e telefonit të tij, vëllezërve dhe të prindërve. Ditën e ngjarjes ka dalë si normalisht për kafe dhe sa kujton ka komunikuar në telefon me vëllanë e tij Mikelin. Nuk kujton herën e fundit kur është takuar me Anterion. Ditën e ngjarjes nuk e ka parë Anterio Kaloshin, kurse Mikelin e ka takuar pas ngjarjes, u takuan në shtëpi. Dëshmoi se Anterio me Gestin a Orgestin kanë qënë në shkollë bashkë, paralel, në 9 vjeçare.
Konform nenit 362/1 të K.Pr.Penale, u procedua me kundërshtimin e pjesshëm të dëshmisë së dëshmitarit Arjol Kaloshi në lidhje me faktin se ai nuk mbante mend numrat e telefonit të cilat i ka deklaruar gjatë hetimeve paraprake në procesverbal.
* Dëshmitari Mikel Kaloshi: Vëllai i të bashkëpandehurit të proceduar veçmas Anterio Kaloshi. Shtetasit Zamir Latifi, Jurgen Hoxha, Marjus Xhepexhiu e Bujar Turku nuk i ka njohur.
Lidhur me vrasjen e shtetasve Zamir Latifi dhe Jurgen Hoxha, dëshmoi se: Mesa mban ka qenë me ish-të dashurën e tij në një lokal në afërsi të ngjarjes, lokali ishte tek njw lokal është në Lushnje. Nga vendi i ngjarjes është 500m. Ka patur telefonin me vete. I kujtohet se ka qënë në lokal me të dashurën, një shokun e tij dhe me të dashurën e tij. Më pas janë çuar dhe kur kanë lëvizur nëpër Lushnje, kanë parë njerëz aty vërdallë dhe më pas ka mësuar për ngjarjen në televizor.
Orën nuk e kujton nëse ka qënë paradite ose mbasdite. Më pas kanë lëvizur, kanë marrë diçka në një market ka ndaluar në një berberane dhe kanë ikur në Durrës për të ngrënë një darkë me të dashurën, me shokun dhe tw dashurwn e tij. Lajmin e ndodhjes së vrasjes së dyfishtë, e ka mësuar në televizor. Dëshmoi se atë ditë nuk ka pasur kontakte me vëllanë e tij Anterio Kaloshi. Në atë kohë Anterio u kishte thënë se ishte larguar në Greqi dhe kaq. Hera e fundit që e ka takuar vëllain e tij Anterio nuk e mban mend.
Ai mohoi të ketë qënë në fshatin Çukas ditën e ngjarjes. Konform nenit 362/1 të K.pr.Penale, u procedua me kundërshtimin e pjesshëm të dëshmisë lidhur me numrat telefonik që nuk i mbante mënd por gjatë pyetjes së tij gjatë fazës së hetimit paraprak si deklarues i mbante mënd në procesverbalin e datws 15.05.2020, në cilësinë e personit që tregon rrethana të dobishme të hetimit.
* Nga Procesverbal për marrjen e të dhënave nga personi që ka dijeni për veprën penale datë 02.02.2018 e shtetasit Julian Xhindoli alias Julian Zeneli, administruar në proces në kuadër të leximeve të lejueshme, rezulton se ;
*Në deklarimin e tij shtetasi Julian Xhindoli (Zeneli) sqaron se njihet me të pandehurit Laert Haxhiu, Orgest Bilbili dhe Anterio Kaloshi. Me Laert Haxhiun janë parë për herë të fundit përpara se të ndodhte ngjarja e parë ku ka qëlluar në drejtim të Xhulio Shkurtit, Orgest Bilbilin e ka parë para rreth 5-6 vjetësh kurse Anterio kishte rreth 6 vjet që nuk e kishte takuar. Ka sqaruar se në momentin kur ka ndodhur ngjarja në datën ka qenë te njw kafe lloto pranë gjimanzit ‘’18 Tetor’’ i vetëm.
Gjatë kohës që ndodhej në lokal ka dëgjuar krismat e armëve ku më pas ka dalë nga lokali ai dhe personat e tjerë që ishin aty. Në këtë kohë ka parë ambulancën dhe lëvizjet e mjeteve të policisë i ka telefonuar vëllait të tij Klaudio Zeneli të cilin e pyeti nëse ishte mirë.
Prej tij mësoi se ndodhej me të dashurën e tij te njw lokal në hyrje të Lushnjës. Në lidhje me faktin e frekuentimit prej ti të njw lokali nw njw karburant te Rotondo Lushnjë, ka deklaruar se ka shkuar rrallë aty dhe ditën e ngjarjes nuk ka qwnë.
Ditën e ngjarjes automjetin Reno të bardhë e ka patur vëllai i tij Klaudio Zeneli I cili ka dalë së bashku me të dashurën e tij. Deklaruesit i janë paraqitur për të parë sekuencat filmike te karburanti, të datës 10.10.2027 ora 14.07.07 dhe ka identifikuar personin me bluzë të bardhw dhe pantallona bezhë si shtetasin me emrin Ini, i cili është shok i vëllait të tij Klaudjos.
Ai deklaron se ata kanë dalë në atë moment nga ambientet e barit ku ka qënë ai, Ini dhe Klaudio kanë hipur në makinën Reno dhe janë nisur për në Durrës.
* Deklarimet e këtij shtetasi nuk janë të besueshme dhe nuk përputhen me provat e tjera të administruara gjatë gjykimit.
Nga vendimi i Gjykatës së Apelit Vlorë, rezulton se të pandehurit Orgest Bilbili e Laert Haxhiu kanë ngritur alibinë se në kohën e ngjarjes kanë qenë në lokalin e shtetasit R.C.. në shoqërinë e shtetasve Julian Zeneli, E.B., O.Ll., R.C. etj. Madje nga përgjimet e realizuara në kuadër të këtij procedimi ka rezultuar se i pandehuri Orgest Bilbili ka komunikuar me shtetasin Julian Zeneli të cilit Bilbili i kërkon t’i gjente një pistolete të vogël zastava.
Këto të dhëna tregojnë qartë për një lidhje të ngushte shoqërore dhe të hershme mes të pandehurit Orgest Bilbilit dhe Julian Zenelit, çka shpjegon më së miri arsyen e dhënies së dëshmisë së tij në favor të të pandehurve Bilbili etj.
Top Channel