Katër persona u përplasën fizikisht me pesë të mitur teksa ndodheshin në një berberhane në Vlorë.

Sherri mes tyre dyshohet se nisi për motive të dobëta. Sipas policisë, në sherr janë përfshirë shtetasit K. C., 19 vjeç, F. Sh., 19 vjeç, D. I., 18 vjeç, G. C., 18 vjeç me 5 shtetas të mitur, të moshave 14-16 vjeç.

Ngjarja ndodhi rreth orës 14:50, në lagjen “1 Maji”. Gjatë konfliktit, janë thyer xhama dhe pajisje në berberhane.

Ndërkohë, të nëntë personat u shoqëruan në polici, ku po merren në pyetje.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA