Pasi mbledhja e Komisionit Hetimor për Shëndetësinë ka dështuar sërish, për shkak të mungesës së mazhorancës, kryetarja e komisionit Albana Vokshi në një konferencë për median, tha se do t’i dërgohet një shkresë kryetares së Kuvendit për përjashtimin e tyre.
Në këtë komision pritej që të miratohej plani i hetimit 3 javor si edhe kërkesat për informacion. Kjo është hera e tretë që anëtarët e mazhorancës në këtë komision zgjedhin të mos marrin pjesë.
Pas mbledhjes që zgjati 30 minuta, Vokshi tha gjithashtu se mazhoranca ka bllokuar informacionin, ndërsa kërkesën për të marrë masa do ta dorëzojë në Kuvend, deputeti Gazment Bardhi.
“Dua t’ju bëj me dije se pas konsultave, ne në planin hetimor që e kemi depozituar, do të kemi në listën e dëshmitarëve, Kryeministrit Edi Rama, ish Ministrin Ilir Beqja , Ministren Ogerta Manastirliu, Ish Minustrin e Financave, Shkelqim Cani, Ish Ministren e Financave, Anila Denaj, Ministren e Shendetësisë Albana Koçiun. Ortakët dhe administratorët e dy koncesioneve, sterilizimin dhe Check-up. Për shkak se janë refuzuar që të marrin pjesë, janë dërguar mbi 40 kërkesa për të mos bllokuar punën. Gazment Bardhi do i dërgojë një letër Kryetares së Kuvendit për të marrë masa, në mënyrë që mund të bëjmë hetimin parlamentar dhe do të vërë në dijeni të gjitha ambasadat dhe komunitetin ndërkombëtar për këto parregullsi. Jam këtu për të bërë transparent çdo hap të komisionit hetimor, të sterilizimit dhe check-up. Ne kemi qenë seriozë për hetimin e dy çështjeve. Nuk kemi hequr dorë. Dy po i hetojmë. Niveli i ndikim të pacientëve është shumë i madh në të gjithë Shqipërinë. Në të gjitha daljet për media e kam bërë të ditur se ne kemi rezervat tona për sa i përket hetimit të koncensionit”, tha deputetja.
Ekspertët e PD, dorëzuan planin hetimor për për Konçensionet në shëndetësi. file:///C:/Users/pamelakulla/Downloads/Plani%20i%20hetimit%20te%20komisionit%20hetimor%20per%20sterilizimin%20dhe%20check%20up.pdf
Top Channel