Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Iliran Celibashi miratoi të martën raportin mbi gjetjet nga auditimi i raporteve financiare të partive politike, duke vendosur 108 gjoba gjithsej për moszbatim të dispozitave ligjore për transparencën financiare.

Për shkelje të dispozitave për financimin e partive politike, Celibashi vendosi sanksionin administrativ në masën 60 000 lekë për 94  partitë politike, ndërsa për shkelje të detyrimit për të raportuar u gjobitën 14 parti me 1 000 000 lekë secila.

Me shkelje në raportim dhe me pagesa cash të pajustifikuara janë gjetur dhe 3 parti parlamentare, Partia Socialiste, Partia Demokratike dhe Partia Social Demokrate, të cilat u gjobitën nga 60 mijë lekë.

Partia në pushtet është gjetur në shkelje pasi nuk ka raportuar të ndara shpenzimet e fushatës elektorale për zgjedhjet e pjessshme vendore të marsit 2022 dhe se ka bërë pagesa në të zezë, duke shmangur detyrimet tatimore.

“Pagesat e kryera për shpërblimin e fundvitit si dhe pagesat për punë shtesë nga disa punonjës të saj, nuk janë përfshirë në listë pagesat e raportuara në organet fiskale,” konstaton auditimi i PS-së.

Po ashtu, sipas auditit, PS nuk ka paraqitur në raport llogarinë për amortizim e ndërtesës që e ka me qera nga shteti.

Me parregullsi është gjetur dhe raportimi i Partisë Demokratike, për mosndarjen e shpenzimeve të fushatës nga raportimi vjetor.  “Në pasqyrat financiare partia nuk ka paraqitur të ardhura dhe shpenzime për degët e saj, nisur nga fakti se viti 2022 ka pasur zgjedhje të pjesshme. Në pasqyrat financiare nuk janë paraqitur të ardhurat dhe shpenzimet e kandidatëve,” thuhet në raport.

Ndërsa Partia Socialdemokrate e Tom Doshit, aleate me PS-në, ka parregullsi në likuidimet e pagave, të honorareve dhe ndihmave të cilat gjithashtu janë bërë në të zezë, mungesa në llogaritjen e tatimit në burim për këto pagesa, mungesë faturash për qiranë e selisë dhe blerje që nuk mbështeten me fatura tatimore elektronike.

E vetmja parti parlamentare që nuk është gjetur me probleme është ish- Lëvizja Socialiste për Integrim ( aktualisht Partia  e Lirisë), e cila i ka shpëtuar sanksioneve.

Raporti evidenton se nga 131 parti politike të regjistruara në gjykatë, vetëm 48 parti i kanë dorëzuar në kohë raportet financiare.

Sipas KQZ-së, për 76 parti nuk u krye auditimi për shkak të adresave jo të sakta, 7 parti të tjera refuzuan të bashkëpunonin me audituesit ligjorë dhe 4 parti janë shpallur në listën e subjekteve me statusin pasiv nga organet tatimore.

Transparenca e financimeve të partive politike vijon të jetë një shqetësim, ndërsa KQZ i ka kërkuar Kuvendit mekanizma ligjorë që ky institucion të kontrollojë këto financime, sidomos rastet e përdorimit të aseteve publike në fushatë.

Sot miratuam raportin mbi gjetjet nga auditimi i raporteve financiare të partive politike për të ardhurat dhe shpenzimet për vitin kalendarik 2022.

Në zbatim të nenit 23/4, pika 1 të Ligjit “Për Partitë Politike”, vendosëm sanksionin administrativ, gjobë në masën 60 000 lekë për partitë politike:

1. Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut;
2. Partia Demokratike të Shqipërisë;
3. Partia Socialdemokrate e Shqipërisë;
4. Partia Socialiste e Shqipërisë;
5. Partia Republikane e Shqipërisë,
6. Partia Demokracia Sociale;
7. Partia Ardhmëria Shqiptare;
8. Partia Balli Kombëtar;
9. Partia Lëvizja Punëtore Shqiptare;
10. Partia Aleanca Demokristiane e Shqipërisë;
11. Partia Indipendentëve (Centriste) të Shqipërisë;
12. Partia Përparimi Kombëtar i Shqipërisë;
13. Partia e Blertë Shqiptare;
14. Partia e Prosperitetit Demokratik të Shqipërisë;
15. Partia Nacional Demokrate Shqiptare;
16. Partia Universale Shqiptare;
17. Partia Unitetit Kombëtar;
18. Partia Liberale Shqiptare;
19. Partia Ekologjike;
20. Partia Lidhja Popullore Shqiptare;
21. Partia Socialpunëtore e Shqipërisë;
22. Partia Nacionaliste Shqiptare;
23. Partia Socialreformiste e Shqipërisë;
24. Partia Beslidhja Kombëtare Demokratike Shqiptare;
25. Partia Lëvizja Demokratike për Vlera Mirëqenie Progres;
26. Partia Alternative Republikane;
27. Partia e Djathtë Demokratike e Shqipërisë;
28. Partia Drejtësia Shoqërore;
29. Partia Progresi Demokratik;
30. Partia Mbrojtja e të Drejtave Kombëtare;
31. Partia Bashkimi Demokristian Shqiptar;
32. Partia Bashkësia Kombëtare Shqiptare;
33. Partia e Re Socialiste e Shqipërisë;
34. Partia Triumfi i Legalitetit;
35. Partia Ideali Demokratik Shqiptar;
36. Partia Rimëkëmbja Kombëtare;
37. Partia Centriste Mirëqenies Popullore Shqiptare;
38. Partia Pajtimit Kombëtare;
39. Partia Lëvizja për Demokraci;
40. Partia Aleanca Demokracia e Re;
41. Partia Lidhja Kombëtare Shqiptare;
42. Partia Qytetare Shqiptare;
43. Partia Alternativa Liberale e Shqipërisë;
44. Partia Ideali Komunist;
45. Partia Komuniste Shqiptare (e Rindërtuar);
46. Partia e Punës Shqipërisë;
47. Partia e të Majtës Demokratike Shqiptare;
48. Partia Ambientaliste;
49. Partia Aleanca Nacionale Shqiptare;
50. Partia Lëvizja Monarkiste Demokrate Shqiptare;
51. Partia Rruga e Vërtetë Shqiptare;
52. Partia Demokrate e Re;
53. Partia Demokracia Paqësore e Shqipërisë;
54. Partia për Mbrojtjen e të Drejtave të Emigrantëve;
55. Partia Aleanca Socialiste Shqiptare;
56. Partia Sigurisë Kombëtare Shqiptare;
57. Partia Shpresa Demokrate;
58. Partia e Biznesit Shqiptar;
59. Partia Komuniste e Shqipërisë 8 Nëntori;
60. Partia Demokratike Peza Gjirokastër e Shqipërisë;
61. Partia Integrimit Social Kombëtar Shqiptar;
62. Partia Lidhja e Blertë Shqiptare;
63. Partia Aleanca Popullore për Drejtësi;
64. Partia Lëvizja për të Drejtat e Njeriut;
65. Partia Shqiptare Atdheu;
66. Partia Demokracia e Re e Djathtë Shqiptare;
67. Partia e të Drejtave të Mohuara;
68. Partia e Çështjeve Shqiptare;
69. Partia Fronti i Majtë;
70. Partia Shqipëria e Re;
71. Partia Lëvizja Elitare Kombëtare;
72. Partia Shqiptare e Rindërtimit;
73. Partia Lidhja Demokristiane Shqiptare;
74. Partia e të Drejtave te Mohuara – e Re;
75. Partia Lista për Shqipëri Natyrale;
76. Partia Aleanca Kombëtare;
77. Partia Progresi Social Kombëtar;
78. Partia Aleanca për Europën;
79. Partia Demokratike e Bashkimit Myslyman të Shqipërisë;
80. Partia Ligj dhe Drejtësi;81. Partia “G99”;
82. Partia Toleranca e Re e Shqipërisë;
83. Partia Aleanca Europiane Ekologjike;
84. Partia Aleanca Arbnore Kombëtare;
85. Partia Lëvizja për Drejtësi e Shqiptarëve;
86. Partia Personat me Aftësi të Kufizuar;
87. Partia Lëvizja Shqipëria e Re;
88. Partia Aleanca për Barazi dhe Drejtësi Europiane;
89. Partia Lidhja për Drejtësi dhe Progres;
90. Partia Aleanca Kuq e Zi;
91. Partia Forca Rinia;
92. Partia Sfida për Shqipërinë;
93. Partia Lëvizja Demokratike Shqiptare.

Gjithashtu, në zbatim të nenit nenit 23/4, pika 2 të Ligjit “Për Partitë Politike”, vendosëm sanksionin administrativ, gjobë në masën 1 000 000 lekë për partitë politike:

1. Partia e Djathtë Demokratike e Shqipërisë;
2. Partia Aleanca Kombëtare;
3. Partia Ligj dhe Drejtësi;
4. Partia Komuniste Shqiptare (e Rindërtuar);
5. Partia Komuniste e Shqipërisë;
6. Partia Përparimi Kombëtar i Shqipërisë;
7. Partia Lëvizja Demokratike për Ndryshim;
8. Partia Demokrate e Re;
9. Partia Aleanca Arbnore Kombëtare;
10. Partia Bindja Demokratike;
11. Partia Zgjidhja;
12. Partia Aleanca për Demokraci dhe Solidaritet;
13. Partia Minoriteti Etnik Grek për të Ardhmen;
14. Partia për Mbrojtjen e të Drejtave të Punëtorëve Shqiptar.

Në seancën e sotme u plotësuan vakancat e krijuara në 5 (pesë) këshilla bashkiak:
1. Këshilli i Bashkisë Shkodër, me kandidatin nga lista shumemërore e subjektit zgjedhor “Partia Demokratike e Shqipërisë”, z. Fatmir Vojvoda;
2. Këshilli i Bashkisë Shkodër, me kandidatin nga lista shumemërore e subjektit zgjedhor “Partia Demokratike e Shqipërisë”, zj. Anita Amuli;
3. Këshilli i Bashkisë Berat, me kandidatin nga lista shumemërore e subjektit zgjedhor Koalicionit “Bashkë Fitojmë”, zj. Klejda Kusta;
4. Këshilli i Bashkisë Krujë, me kandidatin nga lista shumemërore e subjektit zgjedhor “Partia e Gjelbër”, zj. Meri Zalla;
5. Këshilli i Bashkisë Maliq, me kandidatin nga lista shumemërore e subjektit zgjedhor “Partia Demokratike e Shqipërisë”, zj. Marjeta Xhelollari;
6. Këshilli i Bashkisë Fier, me kandidatin nga lista shumemërore e subjektit zgjedhor “Partia Drejtësi Integrim dhe Unitet”, zj. Brunilda Çami”.

Në seancën e sotme u shqyrtua edhe rezultati i verifikimit të Prokurorit të Përgjithshëm për subjektin vetëdeklarues z. Kristian Shkreli, Kryetar Bashkie në Bashkinë Vau-Dejës, Qarku Shkodër, i propozuar nga subjekti zgjedhor “Partia Socialiste e Shqipërisë”.

Konstatuam se z. Kristian Shkreli nuk përfshihet në fushën e veprimit të nenit 2 të ligjit nr. 138/2015 dhe vendimit nr. 17/2016 të Kuvendit të Shqipërisë dhe nuk është në kushtet e ndalimit të kandidimit/ moszgjedhshmërisë, si edhe vazhdimin e mandatit të z. Kristian Luigj Shkreli, Kryetar i Bashkisë Vau-Dejës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA