Arsimi cilësor, rënia e numrit të nxënësve ka rritur cilësinë e mësimit

09/04/2024 20:30

Çdo vit shkollor në shkolla ulen me mijëra nxënës më pak. Por për mësuesit tkurrja e numrit të nxënësve ka edhe anën tjetër të medaljes.

‘Nëse vitin e kaluar janë regjistruar 60 nxënës, këtë vit kishim 45 në klasë të dhjetë. Por kjo po ndikon pozitivisht në cilësinë e mësimdhënies sepse janë më aktivë, më të përqendruar’-shprehet mësuesja Ana Llazo.

Për mësuesin, kontrolli i klasës është më i thjeshtë dhe produktiv me uljen e numrit të nxënësve si dhe i kushtohet gjithsecilit vëmendje gjatë programit mësimor. Kjo ka sjellë një raport të përmirësuar mësues/nxënës. Instituti i Statistikave tregon një ngushtim të shifrave, ku përafërsisht një mësues kujdeset për dy nxënës më pak. Edhe pse për arsimtaren Ana Llazo, realiteti është më i vrazhdë, edhe vë re ndryshim pozitiv për shkak të emigracionit.

‘Nuk mendoj që ky raport është 100% real, kjo ulje mund të jetë shumë më drastike sidomos në zonat rurale të thella, por edhe në zonat urbane ka shkolla që vuajnë për numër nxënësish. Ka shkolla që kanë më shumë kërkesë, maksimalja mund të jetë në një klasë 25-30 nxënës, ndërkohë që ka qenë 40 e lart para disa vitesh; ndërsa minimalja është deri diku 15-13 nxënës”.

Llazo sugjeron që të vendoset standardi i klasave në grupe të vogla për nxënësit e fillores në shkollat 9-vjeçare.

Një mësues i fillores është tejmase i ngarkuar, se fëmijët kanë nevojë edhe për përkujdesje vec mësimit. Për mua që të jetë produktive një orë duhet të ketë 15 nxënës”.

E rëndësishme për ekspertët e arsimit është edhe motivimi i mësuesve të kualifikuar…

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA