Teatri edukativ i kukullave sjell buzëqeshje te fëmijët e kampit në veri të Sirisë (fotot)
23/11 19:25
Një person u vra dhe gjashtë të tjerë u plagosën kur një urë u shemb në rajonin Smolensk të Rusisë.
Pesë prej të plagosurve ndodhen në spital në gjendje të rëndë.
Një pjesë e urës Paninsky u shemb pranë stacionit hekurudhor në qytetin Vyazma, në perëndim të Moskës, sipas agjencisë së lajmeve RIA Novosti.
The moment of the bridge collapse in #Smolensk region. pic.twitter.com/QoaXAognlZ
— Aurora Borealis 🤫 (@aborealis940) April 8, 2024
Dy automjete që kalonin urën në atë moment janë përplasur në shina.
Shërbimet e trenave në këtë linjë janë ndërprerë, ndërsa autoritetet ruse po kryejnë një hetim për të përcaktuar shkakun e shembjes.
Top Channel