Bledi Çuçi, në Këshillin për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, duke folur edhe në cilësinë e juristit, u shpreh se vendimi i Gjykatës Kushtetuese për mandatin e Olta Xhaçka krijon vakum, pasi vetë kjo gjykatë ka konflikt në këtë çështje.
Sipas Çuçit, ndodhemi në konflikt të arsyetimit kushtetues. Por, Gazmenti Bardhi kundërshtoi, duke u shprehur se “tani kemi detyrim vetëm të zbatojmë vendimin e Gjykatës Kushtetuese”.
Çuçi: A janë në fuqi këto vendime, nuk janë. Se çfarë nuk ka zbatuar Kuvendi, hajde gjejeni. Debati lind në pikën ku thuhet se pjesë e vendimit të GJK, janë edhe pjesët arsyetuese. Këtu përfshihet narrative e shumicën mbi të cilët është bazuar ky vendim. Sot ndodhemi në konflikt të vetë arsyetimit kushtetues. Një palë thotë se Kuvendi është i detyruar të votojë si them unë. Dhe këtë nuk e thotë Kuvendi. Por, disa gjyqtarë, 1/10 mendojnë se duhet ta çojnë në Gjykatë Kushtetuese dhe sipas tyre deputetët duhet të votojnë me detyrim.
Nga ana tjetër, kemi gjyqtarë që thonë se nuk është detyruese kërkesa e 1/10 të deputetëve për të kërkuar mocion, nuk e detyron Kuvendi të marrë vendimin në një formë të caktuar. Meqë jemi në vakum për të marrë një vendim për këtë çështje, pra Kuvendi nuk ka një vendimmarrje sot. Duke qenë se ka vetë konflikt GJK, unë kam një pyetje, pse ia mohoni të drejtën e 1/5 së deputetëve për ta adresuar mandatin e Xhaçkës direkt në Gjykatë Kushtetuese.
Duhet t’ia çojmë seancës plenare për t’u shprehur për kërkesën që ka bërë 1/10 e deputetëve.
Bardhi: Bardhi: Unë nuk e kuptova parashtrimin e Çuçit. Nuk ka asnjë vakum, GJK ka thënë se ju keni shkelur kushtetutën duke refuzuar mocionin e 1/10 të deputetëve për të përcjellë për shqyrtim kërkesën në Gjykatën Kushtetuese.
Nuk ka çfarë shqyrtimi të mocionit të bëjë më as këshilli dhe as Kuvendi, e kemi shqyrtuar mocionin dhe tani kemi detyrim vetëm të zbatojmë vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Ky vendim ka thënë se duhet të miratohet raporti ynë, që sugjeronte se
Nëse ju nuk keni asgjë për të fshehur, kolegia juaj nuk ka asgjë për të fshehur, çështja shkon për t’u analizuar në themel në GJK dhe këtë do e ndajnë anëtarët e GJK, është apo jo në papajtueshmëri me zbatimin e mandatit.
Ju as nuk keni tentuar ta fusnit të rend dite, se e ndalonim protestën ne pa merak. Ju miratoni ligjin për Portin e Durrësit, apo 500 mln euro për koncesione, nuk iu pengon protesta e opozitës. Ndërsa për këtë iu paska penguar protesta e opozitës. Këtë përrallën e pengesës së opozitës mbajeni për vete mos ua shisni shqiptarëve që janë shumë herë më të mençur sesa mendoni ju.
Top Channel