Gjykata e apelit të posaçëm e konsideroi të pabazuar qëndrimin e prokurorit të SPAK , i cili kërkoi rikthimin në burg të ish kryebashkiakut Vangjush Dako.
Ashtu si një gjykatën e mëparshme, që e nxori nga qelia ish-kryebashkiakun e Durrësit edhe për apelin, afatet e paraburgimit kanë përfunduar ndaj Dako do të vijojë të mbahet nën arrest shtëpiak. Ish kryebashkiaku i marrë i pandehur për akuzën e shpërdorimit të detyrës për lejen e dhënë gjatë ndërtimit të një objekti 11 katësh dhe për për projektin Promenadë, nuk e kishte kundërshtuar arrestin shtëpiak, ndërkohë që duket se po mendohet nëse do bëjë apo jo rekurs
Lehtësimi i pozitës së ish kryebashkiakut arrestuar në qershor 2023 dhe liruar në shkurt 2024, ndodhi mbas interpretimit të një vendimi të gjykatës së lartë që llogarit si kohë paraburgimi edhe periudhën kur çështja mbahet nën gjykim paraprak. Por në mënyrë atipike, gjykimi për ish kryebashkiakun po zgjat prej dhjetorit 2023, pa patur ende një vendim se kur nis gjykimi në themel.
Çështja ka ngecur në gjykimin paraprak, mbasi gjykata urdhëroi SPAK-un të kryejë aktekspertiza se sa është dëmi financiar.
Seanca paraprake e radhës pritet të zhvillohet të premten mbasi avokatët kërkuan kohë të njihen me përfundimet e ekspertëve. Së bashku me Dakon janë të akuzuar edhe tetë persona të tjerë.
Top Channel