SPAK arrestime të reja? Ngjela në “Breaking”: Janë të gjithë të shqetësuar, u bë deti kos dhe ata futën duart

08/04/2024 20:20

Avokati Spartak Ngjela, i ftuar në “Breaking” në Top News, ka paralajmëruar arrestime të reja nga SPAK.

Ngjela ngiti shqetësimin se SPAK nuk ka fuqi për goditje të mëdha, pasi nuk ka hetues të mjaftueshëm. Ai tha se ka informacione që disa hetues të rinj po trajnohen në Washington.

“Të dyja partitë janë në konsum politik. Janë të njëjtat fytyra, kjo krijon mosbesim në opinionin publik dhe në zgjedhje krijon abstenim politik. Janë të gjithë të shqetësuar sepse kanë futur duar…deti ishte bërë kos. Lugën e kishin në brez, ishte bërë deti kos, i futën duart ata. SPAK-u kërkon të justifikosh pasurinë, siç i kërkoi gjyqtarëve. Nuk ka fuqi SPAK për goditje të mëdha në numër, sesi do ta zgjidhë çështjen e sasisë së madhe të dosjeve dhe numrit të vogël të hetuesve, këtë do ta shohim hap pas hapi. Më kanë thënë që po përgatiten në Washington hetuesit e rinj, mund të jetë e vërtetë. Do reformë hetuesia, sepse ka qenë e korruptuar”-u shpreh Ngjela në Breaking.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA