Shtyhet seanca e radhës për katër të miturit që vranë adoleshentin në Gramsh, një nga anëtarët e trupit gjykues mungonte

08/04/2024 14:40

Është shtyrë seanca në në Gjykatën e Elbasanit ndaj katër të miturve, të cilët vranë me thikë bashkëmoshatarin e tyre Fatjon Bici, ngjarje e ndodhur në maj të vitit 2023, në qytetin e Gramshit

Kjo për shkak të mungesës së njërit prej anëtarëve të trupit gjykues, për shkak të problemeve shëndetësore.

Tashmë trupi gjykues ka pranuar gjykim të shkurtuar për 4 adoleshentët, vendim i cili është kundërshtuar nga familjarët e viktimës. Në seancën e sotme pritej pretenca e prokurorit.

Në rastin e një gjykimi të shkurtuar 4 adoleshentët të cilët akuzohen për veprën penale “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese e kryer në bashkëpunim” rrezikojnë dënimin deri në 8 vite burg, ndërsa në një gjykim normal ata nuk do të mund të dënohen më shumë se 12 vite burg, siç parashikon Kodi i Drejtësisë Penale për të mitur.

Mbi katër të miturit rëndon akuza “vrasje me rrethana  të tjera cilësuese e kryer në bashkëpunim”.

Ngjarja e rëndë u shënua vetëm pak metra larg shkollës ku katërt adoleshentët i bënë pritë kushëririt të Fatjon Bicit, me të cilin ishin konfliktuar në rrjete sociale. Të pajisur me thika dhe doreza forcuese grushti sulmuan kushëririn e Fatjonit, ndërsa ky i fundit mbeti i vrarë me thikë teksa hyri për ta mbrojtur.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA