Shkodër/ Makina e policisë kalon mbi ndarësen e rrugës dhe përplaset me një automjet, shkak dyshohet…

08/04/2024 10:28

Një aksident rrugor ka ndodhur para pak minutash në qendër të qytetit të Shkodrës.

Shkak është bërë një automjet i policisë bashkiake i cili dyshohet se ka dalë nga korsia, duke kaluar mbi ndarësen e rrugës dhe është përplasur me një automjet tip Golf.

Fatmirësisht nga aksidenti nuk ka të lënduar. Dyshohet se shkak i aksidentit është bërë një çrregullim ne sistemin elektrik të automjetit të bashkisë.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA