SHBA kërkon punëtorë ndërtimi! Duhen gjysmë milionë punonjës, trajnim edhe për femrat

08/04/2024 15:56

Shtetet e Bashkuara kanë nevojë të madhe për punëtorë ndërtimi, dhe ndonëse emigrantët e porsambërritur në disa qytete të vendit muajt e fundit mund të ndihmojnë në zbutjen e këtij problem, jo të gjithë janë dakord me këtë zgjidhje sipas VOA-s.

Qendra e Punësimit të Komunitetit “La Colmena” në Staten Island është një organizatë jofitimprurëse e qytetit të Nju Jorkut, e cila ofron trajnime edhe për emigrantët. Në mesin e frekuentuesve të kurseve të detyrueshme për punëtorët e ndërtimit në Nju Jork, ka edhe femra sic është 20 vjecarja ekuadoriane Marilyn Villamar. Qendra “La Colmena” thotë se zakonisht kurset kushtojnë 600 deri në 1000 dollarë, por organizata i ofron ato falas dhe në spanjisht.

“Ky kurs më ka ndihmuar duke më dhënë një mundësi për punë. Do të përpiqem të gjejë një vend pune në ndërtim”, shprehet Villamar.

Industria e ndërtimit ka nevojë për më shumë se gjysmë milioni punëtorë shtesë në vitin 2024 për të përmbushur kërkesat e tregut, pohojnë  drejtuesit e Shoqatës së Ndërtuesve dhe Kontraktorëve. Kjo shifër nuk përfshin ritmin normal të rritjes së industrisë me rreth 200,000 deri në 300,000 punëtorë në vit.

Ekspërtët shpjegojnë se pandemia e koronavirusit detyroi shumë njerëz të dalin në pension para kohe dhe niveli i pamjaftueshëm i punëtorëve të rinj në industrinë e ndërtimit pritet të shkaktojë një mungesë strukturore punëtorësh. Megjithatë disa politikanë vendas shprehen skeptikë s ai takon të ardhurve, dhe kanë me pretendimin se shpenzimi i parave të taksapaguesve për emigrantët e sapoardhur është një padrejtësi ndaj qytetarëve amerikanë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA