Gjatë mbledhjes në komisionin e Ligjeve ku u diskutua për projektligjin “Për karrierën ushtarake në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, Rithemelimi shprehu qartë se nuk do ta votojë në Kuvend.
Deputeti Gazment Bardhi tha se grupi i Rithemelimit nuk do ta votojë këtë projektligj, duke akuzuar mazhorancën se tek Forcat e Armatosura, kanë bërë karrierë vetëm persona që kanë firmosur prona për oligarkët.
“I vetmi kriter për të bër karrierë në forcat e armatosura ështe firma për të tjetërsuar pronat. Ata që firmosen për oligarkët i bëtë gjeneral e një prej tyre e çuat në presidencë. Ne do ta votojmë kundër këtë ligj, sepse nuk garanton që ata të cilët kanë bërë karrierë me ndershmëri. I vetmi kriter për karrierë në Forcat e Armatosura, ka qenë vetëm firmosja e ndonjë prone për oligarkët. E kemi parë ca ka ndodhir, gradat dhe pozicionet i kanë marrë ata që kanë firmosur prona i keni bërë gjeneralë e ndonjë prej tyre e keni çuar edhe në presidencë. Pra, ky ligj vetëm për këtë behet. Ne nuk mund të rrimë pa shprehur shqetësimin , kur shikojmë se në zonat e forcave të armatosura mbillen siperfaqe të tëra me lende narkotike. Vleresojmë çdo oficer karriere, çdo person që ka kontribuar por smund të heshtim për poltizimin që keni bërë”– u shpreh Bardhi ndër të tjera.
Top Channel