Po lëvizte me shpejtësi “skëterrë” me “Porsche”, polaku përplaset me disa makina dhe humb jetën në Itali! 7 të plagosur nga aksidenti i rëndë

08/04/2024 09:08
Foto ilustruese

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Brescia të Italisë, ku një 32 vjeçar polak ka humbur jetën pasi u përplas me disa automjete të tjera.

Sipas mediave italiane, i riu me origjinë polake, i lindur në Verona të Italisë, po udhëtonte me shpejtësi të madhe me automjetin tip “Porsche” kur u përplas me disa automjete të tjera dhe shkaktoi plagosjen e 7 personave.

Gruaja që ishte në makinë me polakun ka mbetur e plagosur rëndë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA