“Nuk kam pasur asnjë indicie për ta”, Veliaj për arrestimin e drejtorëve të Bashkisë: T’i hetojë drejtësia! Por të dalë në protestë Argita me bluzën e babit…

08/04/2024 22:24

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ishte i ftuar këtë mbrëmje në Top Story me Grida Dumën. Kjo është intervista e parë që ai flet lidhur me arrestimet me urdhër të SPAK të tre zyrtarëve të bashkisë, të cilët dyshohen për korrupsion.

Gjatë intervistës Veliaj u shpreh se drejtësia duhet të bëjë punën e saj, dhe se sa kohë sistemi i auditimit i bashkisë nuk i ka kapur këtë gabime, atëherë ka lindur nevoja që t’i kapë një tjetër sistem.

Sa kohë që ky sistem nuk e ka kapur, ka lindur nevoja që ta kapë një sistem tjetër”, tha ai ndërsa shtoi më tej se nuk ka pasur asnjë indicie për veprimtarinë tyre të korrupsion, për të cilën dyshohen dhe heton nga SPAK.

Për sa bashkëpunëtorë janë në punë të mbara do vazhdojmë punët e mbara, kush bën një gabim të shkojë të japë llogari nëse fiton rikthehet, nëse jo merret drejtësia. Përgjegjësia ime është t’i përgjigjem drejtësisë. Ambicia ime është të jem 100% transparent”, tha ai.

Më tej foli edhe për protestën e organizuar nga opozita jashtë dyerve të bashkisë.

“Ti mjafton të shikosh se kush protestoi para bashkisë, Ilir Meta dhe partiçka e tij. Të dalë Ilir Meta dhe të protestojë kundër korrupsionit, është tamam ajo me historia me breshkën. Të dalë Argita Berisha dhe të thotë SPAK-u qenka shumë i mirë, kur arreston 2 vetë nga 11700 punonjës të bashkisë. Ndërkohë që SPAK-u është shumë i keq kur arreston babin e vet. Jam duke folur për ata 100 vetë që ishin poshtë bashkisë dhe raporti që kanë me drejtësinë. Raporti që kanë ata është që kur babi dhe kur burri arrestohet, SPAK-u, Altin Dumani, që tani i vënë nofka, është shumë i keq, kur bën këta të bashkisë është shumë i mirë”, u shpreh Veliaj.

Sa i përket akuzave të opozitës, pas mesazhit të tij lidhur me këtë ngjarje, se i dha mesazhe me kode kryeministrit, Veliaj u shpreh: Ne mund të kemi debate si do jetë një projekt, por te kjo gjë, unë i qëndroj fjalë e presje kryeministrit, opozita do t’i bëjë gjunjët me kalla që një ditë unë të kem konflikt me Edi Ramën, por nuk besoj se do vijë. Ne nuk kemi avokati. Edhe njeriu më i afërt që ka probleme me drejtësinë, t’i zgjidhë me drejtësinë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA