Ndezi zjarr për të hapur kullota, nën hetim 52 vjeçari në Kukës
08/04/2024 15:01
Një 52 vjeçar është vënë nën hetim nga policia e Kukësit nën akuzën e veprës penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.
Mësohet se N.D ka ndezur zjarr me qëllim hapjen e kullotave në vendin e quajtur “Dafkë”. Për pasojë është djegur një sipërfaqe toke (pronë publike) me barishte dhe shkurre.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.
Top Channel