“Kërcen Gogu nga belaja”, përplasje mes Salianjit dhe dy socialistëve, batuta e Gjylametit: Pse nuk fute dhe Mehmet Shehun e Koci Xoxen në planin e hetimit?

08/04/2024 12:58

Mbledhja e komisionit hetimor për trajtimin e të dhënave të sistemit “TIMS” është përfshirë nga debatet mes deputetëve socialistë dhe atyre demokratë.

Deputetja socialiste, Blerina Gjylameti kërkoi që të hiqej emri i Sali Berishës si dëshmitar që duhet thirrur në komision, duke i kërkuar Salianjit që ish-kryeministri të gjykohej si fillim nga drejtësia.

Ky komision është ngritur vetëm për hakërrimin e sistemit TIMS. Jo për të hetuar kryeministrin apo ministra. Ironinë mos e shit si shpëtimtar dhe kalorës të pafajësisë. Duhet të kuptojmë se cilët janë përgjegjës për prekjen e sistemit TIMS. Duhet të vijë nga plani i hetimit. Nëse keni për të thirrur dëshmitarë, thirrini. Ju thatë se mund të thërrisni dhe Mehmet Shehun dhe Koci Xoxen. Pse s’i vutë emrat atje? Çfarë vendimi mori njeri këtu që i vendos ato emra. Do i lësh këta njerëzit të mbarrojnë punë me drejtësinë dhe pastaj t’i thërrasim ne këtu? Se sado ta duash “Romeon”, vemi dhe i këndojmë atje poshtë, ju apo kushdo tjetër që ka vendosur. Na bëtë ftesë t’u bashkoheshim nëse kemi dëshirë dhe në dëshirë nuk kemi”– tha Gjylameti.

Ndërsa Salianji u përgjigj duke thënë se kishin qenë vetë socialistët ata që kishin rënë dakord për të thirrur Berishën, Bardhin dhe Bashën si dëshmitarë, ndërsa tani kanë ndryshuar mendje pas kritikave që mund kenë marrë.

“Mendoj se duhet të thërrasim edhe zotin Berisha si ish-kryeministër edhe zotin Lulzim Basha si ish-ministër i Brendshëm se ka të bëjë me funksionin pasi TIMS varet nga policia e shtetit. Ne do i qëndrojmë këtij hetimi pa zhurmë. Unë besoj se zoti Berisha është Romeo po aq sa ju jeni Zhulieta. Thatë diçka për komisionin, unë besoj se me PS nuk bëhet marrëveshje se nuk e mbajnë. Ju e keni të shkruar që thoni të vijë Berisha, Basha dhe Bardhi, unë iu them le të vijë. Unë kam pranuar propozimin tuaj dhe e kam shkruar. Ku e keni ju qëndrimin këtu, keni ndryshuar mendim se iu kanë tërhequr veshin”– tha Salianji.

Ndërsa më tej deputeti pati edhe një debat me Toni Gogun të cilin e akuzoi se kishte ardhur në komision vetëm për të bërë zhurmë.

Pjesë nga debati:

Salianji: Nënkryetari Gogu thtoë unë do hyj në Big Brother, Nasipi thotë po ç’punë kam unë me këta të estradës se dua të bëj hetim si kryeprokuror…Kërcen Gogu nga belaja

Gogu: Do të bësh gjyqtarin e Berishës, do ta zbresësh nga ballkoni? Nuk e zbret dot.

Salianji: Nga falsifikimi i provave jeni të shqetësuar, po të doni të bëni spektakël, kemi pasur lajthitje dhe ke kapur lajthitjen tonë. Erdhët të bënit zhurmë, unë e di që e doni kohën e kooperativës, doni kooperativë, doni edhe komisione.

(Xhemal Qefalia, deputet i PS ndërhyn pa mikrofon)

Salianji: Gjeneral vetëm armët mund t’i luajmë, me fjalë nuk keni gjë se jeni kaps. Nxirr armët zoti Gjeneral se me fjalë e keni humbur.

Salianji: Merreni procesverbalin… Kjo që bëni ju, përveç estradës, sepse pjesa tjetër…nuk e merr dot fjalën. Pse e bëni komisionin sikur të jetë pazar.

Gogu: Të paskan tërhequr vërejtje vërtetë? Ore është mërzitur Gazi pse e ke thirrur ti?

Salianji: Jam këtu me këmbët e mia, nuk më ka sjellë njeri, por mos u bëj zhurmues, po kërcen nga belaja.

Gogu: Nuk bëhesh dot gjyqtar i Sali Berishës. Do ta zbresësh nga ballkoni, por nuk e zbret dot ti.

Salianji: Një orë u morën se si të korrigjojnë gabimin, ne jemi ne të ngarkuar me ligj për të bërë hetimin, do ju them gjithçka sepse mbledhjen tjetër do të vini të thoni. Emrat e propozuar nga PS janë Dritan Jahaj jurist, Vjosa Bodo Mujo juriste, kurse nga PD janë Kreshnik Myftari pedagog dhe Henri Bici.

Katër ekspertët e komisionit hetimor të TIMS që u miratuan këtë të hënë janë janë Dritan Jahaj jurist, Vjosa Bodo Mujo, Kreshnik Myftari dhe Henri Bici.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA