Pas daljes nga spitali ku po trajtohej për plagët e marra nga shpërthimi i ndodhur në magazinën e tij në 1 mars, deputeti i Partisë Socialiste në Lushnjë, Bujar Çela i është rikthyer jetës parlamentare.
Në foton e publikuar nga Agim Rama, Çela shihet teksa merr pjesë në mbledhjen e grupit parlamentar të PS të thirrur sot nga Bledi Çuçi.
Kujtojmë se si pasojë e shpërthimit të ndodhur në 1 mars, humbën jetën babë e bir Roland dhe Elidon Hoxha të cilët po punonin me vinç në magazinën në pronësi të deputetit, ndërsa mbetën të plagosur 7 të tjerë.
Deputeti po hetohet nga prokuroria për vepra penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, “Ndërtimi i paligjshëm”, dhe “Shkatërrimi i pronës nga pakujdesia”.
Në pranga për tragjedinë përfundoi Leonard Gjini, pronar i kompanisë që po kryente punimet për ngritjen e magazinës në pronësi të Çelës.
Top Channel