“Faleminderit mësues Nasipi, ne vumë mend pas kësaj”, nota ironie mes Salianjit dhe Naços: T’ja kujtoj me shkop bejsbolli atij burrit atje?!

08/04/2024 13:12

Debati dhe ironia nuk ka munduar këtë mbledhje të Komisionit Hetimor të TIMS mes kryetarit ERvin Salianji dhe deputetit Nasip Naço.

Naço iu drejtua duke thënë se opozita është në panik dhe ka frikë, ndërsa nga ana tjetër Salianji tha se po bëhet cirk nga ana e maxhorancës gjatë mbledhjes së komisionit.

Salianji: Ju doni ta pengoni, pa diskutim,

Naço: Më vjen mirë që keni aplikuar për certifikata sigurie, keni frikë, jeni në panik, fakti që nuk bënit kërkesë dhe nga 31 antarë dhe zëvendësuesit.

Salianji: Faleminderit mësues Nasipi, ne vumë mend pas kësaj,

Naço: T’ja kujtoj me shkop bejsbolli atij burrit atje.

Salianji: Mund ta thotë ndonjë tjetër, jo ju që e keni ndërru nja dy tre herë, ju që keni qenë një herë këtej një herë ktej, këtu ka vetëm një gjë, nëse doni të bëni cirk veç objektit. Nëse deri tani është marrë me çështjen, merreni me shkopin tim flet edhe subkoshienca shpesh.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA