Djegia e makinës së drejtoreshës së Tatimeve në Vlorë, i ati: Një person i maskuar hyri në garazh, hodhi benzinë dhe i vuri flakën! Shkak mund të jetë…

08/04/2024 09:35
Muhamet Çota, i ati i drejtoreshës së tatimeve në Vlorë

I ati i Anjeza Shikos, drejtoreshës së tatimeve në Vlorë ka folur për Top Channel lidhur me ngjarjen e ndodhur gjatë mbrëmjes së kaluar (7 prill) ku makinës së vajzës së tij iu vu flaka.

Muhamet Çota ka treguar momentin kur autori, i maskuar dhe me kapele hyri në garazh ku ishte makina, i hodhi benzinë në pjesën e parë dhe më pas i vendosi flakën.

“Ngjarja mund të ketë ndodhur mbrëmë rreth orës 22:15. Në kamerat e sigurisë pashë që diskush kishte hyrë në garazh, i maskuar, me kapele dhe kapuç gri, hodhi benzinën e vuri flakën. Mbaroi punë e u kthye andej nga hyri. Neve na njoftoi një komshi që kishte parë tym në garazh. Morëm kovën me ujë të fiknim zjarrin edhe njoftuam policinë dhe zjarrfikësit”– u shpreh Çota.

Ndërsa i pyetur për shkakun pse mund të ketë ndodhur kjo ngjarje, i ati i drejtoreshës shprehet se mund të ketë ndodhur për shkak të detyrës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA