Deputeti demokrat Ervin Salianji gjatë mbledhjes që po mbahet në Këshillin e Mandateve pasi Gjykata Kushtetuese për mandatin e deputetes Olta Xhaçka akuzoi mazhorancën se gjatë gjithë kësaj kohe ishte përpjekur të mbronte ish-ministren.
Salianji e konsideroi si një “grusht shteti”, mënyrën e veprimit të socialistëve sa i takon debatit për çështjen e mandatit të Olta Xhaçkës.
“Që ta kuptojnë njerëzit se çfarë ka ndodhur. Ju e keni mbajtur peng për muaj me radhë shqyrtimin e kërkesës dhe e keni shtyrë vetëm për të bërë atë që keni zanat të bëni. Këtu nuk ka barazi para ligjit. Këtu kush është përfaqësues i PS është më i barabartë se të tjerët para ligjit. Thelbi këtu është “grusht shteti”. Se nuk është grushti i shtetit vetëm me armë por edhe brenda institucioneve. Ua ka thënë kryetarja e GJK që nuk besoj se keni ndonjë qëndrim se është pro opozitës. Edhe ajo u tha që është e paimagjinueshme që Kuvendi të gjykojë vendimet e Gjykatës Kushtetuese”– tha Salianji.
Sipas Salianjit, kjo është e disata herë që PS përpiqet të mbrojë ligjvënësit e saj nga ligji.
Top Channel