Bënë për spital 40 vjeçarin në Gramsh, arrestohen 2 të rinjtë! Çfarë u gjet në banesën e njërit prej tyre

08/04/2024 09:47
Foto ilustruese

Dy persona janë arrestuar nga policia e Gramshit nën akuzën e dhunimit të një 40 vjeçari të identifikuar si E.M në lagjen “Holta”.

Në pranga kanë rënë të rinjtë E. B., 21 vjeç dhe Xh. B., 22 vjeç, të dy banues në Gramsh. Sipas hetimeve të dy këta persona, më datë 6 prill rreth orës 23:30 kanë goditur me grtushte për motive të dobëta 40 vjeçarin i cili po merr ndihmë mjekësore në spital.

Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit E. B., shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar një përforcues grushti.

Në pranga ra edhe 31 vjeçari Xh.K pasi pavarësisht se kishte dijeni për ngjarjen, nuk njoftoi policinë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA