19/11 13:31
Një grua është hedhur nga dritarja për t’i shpëtuar dhunës së ish-partnerit të saj.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Patra të Greqisë, ku një 47-vjeçar është futur në shtëpinë e ish-partneres dhe ka nisur ta dhunojë me grushte.
Ajo ka dëshmuar se kur ai i është futur në shtëpi, ka qenë duke fjetur, dhe se për t’i shpëtuar dhunës, pasi i kishte bllokuar derën, ajo është hedhur nga dritarja.
“Ishte një vajzë e vogël aty, ajo më ndihmoi”, ka treguar gruaja.
Gjykata ka vendosur sot që ta lerë të lirë atë, me kush që të mos i afrohet ish-partneres dhe shtëpisë së saj.
Top Channel