Shqiptarët “joshin” tifozët e futbollit anglez, bëjnë gati rrjetin për shpërndarje kokaine në Gjermani për Euro 2024: Do i lëmë me çmim të lirë

07/04/2024 16:43

Trafikantët e drogës nga Shqipëria dhe mafia italiane do të synojnë tifozët anglezë që shkojnë në Gjermani për Euro 2024”, shkruan media britanike Daily Star.

Sipas një artikulli të botuar, thuhet se qindra tregtarë, disa me bazë në Mbretërinë e Bashkuar, tashmë po e mbushin vendin me kokainë. Europol ka shkatërruar një tentativë për ta kontrabanduar atë në Gjermani duke përdorur ndarje sekrete në disa automjete.

Oficerët arrestuan rreth 60 persona në Mbretërinë e Bashkuar, Shqipëri, Itali, Gjermani dhe Holandë, por ata paralajmërojnë se turneu paraqet “një mundësi të madhe për trafikantët e drogës”.

Një burim i bandës shqiptare në Mançester i tha Daily Star: Shqiptarët kanë marrë përsipër furnizimin me kokainë në MB dhe ata janë në rrugë të mbarë drejt  në Gjermani. Nëse tifozët e Anglisë duan gjëra të mira, ata do të jenë në gjendje t’i marrin ato me një çmim më të mirë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA