Iu gjetën 1.3 kg kanabis në banesë, arrestohet 17 vjeçari në Korçë! Hodhi drogën nga xhami i makinës dhe tentoi t’i ikte policisë

07/04/2024 11:37
Kanabisi në banesën e 17 vjeçarit

Një 17 vjeçar është arrestuar në flagrancë nga policia e Korçës pasi u kap me lëndë narkotike të llojit kanabis.

Fillimisht sapo pa forcat e policisë, i mituri hodhi kanabisin nga xhami i automjetit me të cilin qarkullonte dhe tentoi të largohej me shpejtësi.

Në kuadër të kontrollit të zhvilluar në banesën e 17 vjeçarit, u gjetën rreth 1.3 kg kanabis e ndarë në doza, gati për shitje. Veprimet procedurale me të miturin vijojnë të kryhen në prezencë të prindit, psikologut dhe mbrojtësit ligjor.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA