
26/02 15:33
Një grua që mbante fëmijën e saj në një krevat të kthyer në kafaz, ndërsa po ashtu u zbulua se tentonte ta shiste për 1 milion paund, është gjetur e vdekur në shtëpinë e saj.
Ngjarja ka ndodhur në Angli, teksa referuar mediave atje, gruaja është gjetur pa jetë ditën e sotme në banesën e saj. Paraprakisht dyshohet se vdekja ka ndodhur për shkaqe natyrale.
30-vjeçarja kishte një listë të gjatë të dënimeve të mëparshme për neglizhencë të fëmijëve.
Top Channel