18/11 20:16
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka thënë se Izraeli është gati të arrijë një marrëveshje për të siguruar lirimin e 130 pengjeve të mbajtura nga Hamasi.
Por theksoi se Izraeli nuk do të dorëzohej ndaj kërkesave “ekstreme” të grupit militant palestinez.
“Nuk do të ketë armëpushim pa kthimin e pengjeve. Thjesht nuk do të ndodhë,” tha ai në fillim të një takimi javor të kabinetit sot.
Bisedimet që synojnë sigurimin e armëpushimit dhe lirimin e pengjeve do të zhvillohen sot në Kajro.
Netanyahu tha se Hamasi shpresonte se presioni ndërkombëtar do ta bënte Izraelin të dorëzohej ndaj kërkesave të tij, por ai theksoi se kjo nuk do të ndodhte.
Top Channel