Zgjedhjet për kreun e Rithemelimit në Lezhë, Gjin Gjoni fiton garën me diferencë të thellë votash: Do fillojmë riorganizimin e partisë

06/04/2024 20:25

Zgjedhjet për kreun e Rithemelimit në Lezhë i fiton Gjin Gjoni.

Gjoni fiton garën me diferencë të thellë votash, përballë dy kandidatëve të tjerë Albert Rrusti dhe Paulin Marku. Në votime kanë marrë pjesë mbi 1100 anëtarë.

Gjin Gjoni u shpreh se kjo garë ishte dinjitoze, duke falënderuar votuesit, ndërsa theksoi se PD do të riorganizohet dhe se do fillojnë përgatitjet për zgjedhjet e ardhshme elektorale.

“Doja të falënderoja dy kolegët e mi që bënë një garë tepër dinjitoze. Populli i Lezhës arriti që të më votëbesojë mua. Është një përgjegjësi e madhe. Duhet të falenderoj votuesit por edhe familjen time. Situata politike që ndodhemi është kritike. Partia Demokratike e Lezhës ka objektiva shumë të qarta. Të bashkuar ne do fillojmë riorganizimin e partisë dhe do fillomë edhe përgatitjen elektorale të 2025-ës”, tha ai.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA