Një ngjarje e rëndë është parandaluar këtë të shtunë në Shkodër.
Një 24-vjeçar, pasi e ka dhunuar, ka tentuar të përdhunojë motrën e tij në Shkodër.
I riu ra në prangat e policisë, ndërsa ende nuk dihet nëse ai vuan nga probleme të shëndetit mendor.
“Në zbatim të planit të masave, të hartuar në kuadër të megaoperacionit mbarëkombëtar “Sundimi i ligjit”, për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, si dhe bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit Shkodër kapën dhe vunë në pranga shtetasin A. Q., 24 vjeç, pasi ka dhunuar motrën e tijë, dhe ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë, me të”, sipas policisë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër.
Top Channel