“Nuk jam e interesuar për vrasjen e tyre”/ Ekzekutimi i Elvis dhe Fatmira Dedës, vajza dëshmon në gjyq: Mami im u vra për 20 mijë euro						
								
			Një tjetër ngacmim seksual brenda familjes ka ndodhur në vendin tonë, por kësaj radhe në Kukës.
Q. D., ra në pranga pasi dyshohet se dhunoi psikologjikisht bashkëshorten e tij dhe ngacmoi seksualisht dy vajzat e tyre të mitura.
Gjatë kontrollit në banesë, atij iu gjetën 14 kapsolla detonatore, 2 fitilë zjarrpërcjellës, 1 garantë ofensive dore dhe 5 krehra automatikësh.
“Në zbatim të masave të planit operacional të koduar “Sundimi i ligjit”, si dhe me mbështetjen te informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kukës arrestuan në flagrancë shtetasin Q. D., 39 vjeç, banues në Kukës, pasi dyshohet se ka dhunuar psikologjikisht bashkëshorten e tij dhe se ka ngacmuar seksualisht 2 vajzat e tyre të mitura.
Në vijim të veprimeve procedurale, gjatë kontrolleve në banesën e 39-vjeçarit, u gjetën 14 kapsolla detonatore, 2 fitilë zjarrpërcjellës, 1 garantë ofensive dore dhe 5 krehra automatikësh”, sipas njoftimit të policisë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.
Top Channel