Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore ka postuar sot një fotot në rrjetin social ‘Facebook’, pas denoncimit për marrjen e Parkut Kombëtar të Bylisit nga AADF.
Në foto, sipas forumit është arkeologu dhe kryetari i Bordit Shkencor të Butrintit financuar nga AADF. Neritan Ceka në një kafe pune me një personazh te quajtur Ilir Parangoni.
Postimi i plotë:
Pas denoncimit te Forumit per marrjen e Parkut te Bylis nga AADF na kane derguar kete foto
Prof. Neritan Ceka, nje arkeolog me reputacion nderkombetar, botues i dhjetra librave arkeologjike dhe historike. Drejtues i fushatave arkeologjike per disa dekada. Arkeologu qe germoi Qytetin Antik te Bylis. Drejtues i Institutit te Arkeologjise menjehere pas renies se Komunizmit.
Nje nga themeluesit e Partise Demokratike, nen Kryetar i Kuvendit. Themelues i Partise Aleanca Demokratike. Minister i Brendshem. Ambasador i Republikes se Shqiperise ne Itali. Drejtues i komisionit te perhershem te Arkeologjise prane Akademise se Shkencave. Kohet e fundit Kryetar i Bordit Shkencor te Butrintit financuar nga AADF.
(Nje nga kundershtaret publike te formules se dhenies me koncesion te Butrintit si Park Kombetar per AADF ( Fondit Shqiptaro Amerikan per Zhvillim) ne nje kafe pune me nje personazh te quajtur Ilir Parangoni. Nje emer i pa njohur ne fushen e Trashegimise Kulturore pa asnje kontribut. Asnje veper te botuar. Asnje botim shkencor ne arkeologji
Punonjes i AADF dhe nje nga sherbyesit e pa princip te skemes se marjes ne administrim te Parkut te Butrintit apo edhe te parqeve te tjera nga AADF. I njohur vetem per letrat kercenuese qe ju dergonte specialisteve nderkombetare qe shpreheshin kunder menyres se si AADF kerkonte te rrembente Butrintin. Kercenues i punonjesve shteteror te Parkut te Butrintit, veper kjo e denoncuar ga Deputetja Ina Zhupa
Tani me urdher te AADF dhe me sa duket me bekimin e Prof Cekes kerkojne te fusin ne administrimin edhe Parkun Kombetar te Bylis nen administrimin e AADF.
Duhet thene se Projekti per Qytetin Antik te Bylis financohet nga nje grant prej 6 milion euro nga Zyra e Bashkimit Europian, zbatohet nga nje NGO italiane dhe ku nje nga zerat me kritik kunder ketij Projekti ka qene prof Neritan Ceka.
Top Channel