Një vrimë misterioze në mes të oqeanit Paqësor ka zgjuar kureshtjen e qytetarëve, të cilët pikasën momentin në Google Maps.
Ajo tregon një gropë të zezë të frikshme e cila duket e zhytur thellë në Tokë.
Megjithatë, vrima magjepsëse është thjesht një iluzion optik.
“Vrima” është në fakt një pyll i mbushur dendur me pemë pisonia në ishullin e largët të Vostokut, mbi 600 kilometra në veriperëndim të parajsës tropikale të Tahitit.
Vostok, me sa duket, është po aq i bukur – por edhe vdekjeprurës.
Pisonias njihen gjithashtu si vrasës zogjsh dhe arsyeja janë farat e saj super ngjitëse.
Aroma e pemëve i shtyn kafshët t’i hanë dhe t’i depozitojnë diku tjetër të ishullit.
Nga ana tjetër, pesha e madhe e farave mund t’i rëndojë zogjtë, duke i penguar ata të fluturojnë.
Në episodin më të rëndë, ata mbështillen plotësisht me fara dhe rrëshirë, duke ngordhur nga uria, me kufomat e tyre që varen në pemë.
Top Channel