Rusia mund të nisë një kundërofensivë të re të madhe në Ukrainë në fund të muajit maj ose në fillim të qershorit.
Ky është parashikimi i këshilltarit presidencial ukrainas, Andrei Yermak duke përsëritur kërkesën e Kievit për të pasur sa më parë sisteme të reja të mbrojtjes ajrore.
“Ne e dimë se Putini po përgatit një mobilizim të ri dhe presim që operacionet e reja për një kundërofensivë ruse mund të fillojnë në fund të majit ose në fillim të qershorit,” tha Yermak.
Mes të tjerash, ai theksoi se për këtë arsye Ukraina ka nevojë urgjente për sisteme shtesë të mbrojtjes ajrore sepse pa to është e pamundur të mbrojë qytetet.
Më pas këshilltari i Zelenskyt nënvizoi se “problemi për ne është koha dua t’ju kujtoj se jemi në një moment kritik, është shumë e rëndësishme që paketa e ndihmës amerikane të miratohet këtë muaj”.
Top Channel