Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka reaguar pas deklaratave të kryebashkiakut të Tiranës, Erjon Veliaj lidhur me protestën e sotme.
“Ditën që Gjykata Antikorrupsion urdhëroi SPAK të hetojë edhe Erjon Veliajn për aferën 22 milion euro të kompanisë “5D-rejtora”, ky i fundit njoftoi se ishte shtruar në QSUT për një ndërhyrje shëndetësore. Nuk do jetë e largët dita ku do i duhet që shërbimet shëndetësore të mos i marrë dot nga QSUT, por nga Spitali i Burgut!
Deri atëherë, në vend të fjalëve boshe, në vend të batutave pa vlerë, duhet ti jap llogari qytetarëve të Tiranës, se përse milionat e Buxhetit të qytetit të tyre, shkonin në xhepat e 5 bashkëpunëtorëve më të ngushtë të tij. Edhe pse ishte në dijeni, e mohoi publikisht këtë skandal prej 1 viti tani, duke u përpjekur ta mbrojë publikisht. Fshehja ndaj së vërtetës të bën të mjerë dhe mjerimi sot ka emrin e Kryebashkiakut 5D të Tiranës.
Kërkesa e sotme e qytetarëve të Tiranës për largimin e tij nga zyra e qytetarit të parë të kryeqytetit është legjitime. Askush që kapet në flagrancë duke abuzuar me pushtetin dhe buxhetin e qytetarëve, nuk mund të vazhdojë të rrijë në detyrë. Hajnat dhe abuzuesit me detyrën e kanë vendin në burg”, shkruan Bardhi.
Kryebashkiaku Erion Veliaj ka komentuar protestën e sotme të opozitës, të drejtuar nga Argita Berisha dhe Ilir Meta, para Bashkisë së Tiranës, duke u shprehur se ky qytet nuk mund të lihet në duart e Shkëlzenit dhe Argitës sepse ata do ta hedhin në erë, njësoj siç bënë me Gërdecin.
Top Channel