Prapaskenat e votimit të amnistisë penale, cilat ishin dy deputetet që “tradhtuan” Bashën dhe bashkuan votat me Rithemelimin

05/04/2024 10:22

Deputetet e PD, Ori Nebiaj dhe Eralda Tase Bano, gjatë seancës së djeshme plenare në Kuvend, duket se i doli kundër Lulzim Bashës, duke votuar pro grupit të ish-kryeministrit Sali Berisha.

Në amendamentin e propozuar nga Gazment Bardhi për ndryshimin e nenit 3 për projektligjin e amnistisë penale, Nebiaj  dhe Bano votuan pro, duke bashkuar votat me Rithemelimin.

Teksa kryetarja e Kuvendit hodhi në votim amendamentit e Enkeljd Alibeajt, kartoni i dy deputeteve ishte jeshil, por pas rrëzimit të amendamentit për ndryshim në pikën “ë” të projektligjit, Basha u largua nga Kuvendi.

Amendamenti i propozuar nga Bardhi për projektligjin e amnistisë penale, u miratua me 111 vota pro. Ndërsa amendamenti i Enkelejd Alibeajt është rrëzuar me 72 vota kundër.

Deptuetët që votuan kundër amendamentit të Bardhit, ishin Basha, Bakiu dhe Shehaj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA