Të ftuar si panelistë në “Top Story”, Luçiani Boçi dhe Arjan Curri kanë debatua dhe kanë shkëmbyer ironi me njëri-tjetrin.
Gjithçka nisi kur Curri i mori leje Boçit për t’i bërë një pyetje Flamur Nokës. Boçi shprehet se Noka nuk ka nevojë për ndihmën e tij dhe nuk ka pse e pyet.
Arjan Curri: A mund t’i bëj një pyetje kolegut tuaj (Flamur Nokës) pa e mbrojtur ju?
Luçiano Boçi: Po merr lejen time? Ai nuk ka nevojë për mbrojtjen time. Je paragjykues.
Flamur Noka: Zoti altoparlant i Xibrakës më drejto pyetjen.
Arjan Curri: Ju jeni jo altoparlant , por vota juaj që u pazareps aty tek bodrumi, u dha aty ku duhet, ndaj u futët nga dritarja edhe pse ishin të përjashtuar.
Luçiano Boçi: Hë mo Curri je bërë shkrimtar tani.
Arjan Curri: Po ti je i letërsisë, duhet ta shijosh këtë. Të lutem shumë mos e shpëto Nokën. Ti je profesor letërsie, ti duhet ta shijoje këtë.
Luçiano Boçi: E ke banale se do e shijoja, nuk e ke figuracion fare, je zero.
Arjan Curri: Ty kur nuk të del figuracioni fut dhe ndonjë grusht në mes.
Luçiano Boçi: Vallai, po e kalove masën me mua, e ke përgjigjen sade fare.
Arjan Curri: Ti je i grushteve, lere figuracionin. Unë e shijoj shumë kur ti grushton. Ti e ke grushtin e dobët.
Top Channel