“Nxorrëm opozitën nga rrethimi, e shpëtuam prej asgjesimit”, Gjekmarkaj nga Vau i Dejës: E majta e do votën për të futur në xhep paratë publike

05/04/2024 19:41
Deputeti Agron Gjekmarkaj

Deputeti demokrat, Agron Gjekmarkaj gjatë një takimi me qytetarët në Vaun e Dejës, akuzoi qeverinë se kërkon votën vetëm për të grabitur paratë publike.

Duke theksuar perioudhën e vështirë të opozitës, Gjekmarkaj u shpreh i bindur se po vijohet drejt fitores në zgjedhjet parlamentare të ardhshme.

Fjala e Gjekmarkajt:

“Kjo zonë në indet e veta ka qëndresën! E ka demostruar këtë në vitet e errëta 1945-46 kur vendosej diktatura. Po kaq në vitet 90 kur regjimi duhej rrëzuar. Populli i kësaj zone ka qëndruar, ka rezistuar, ka mbështetur PD duke i shërbyer kësisoj vendit dhe së ardhmes. Ne po vinim nga Lezha për Shkodër një nga fushat me të begata te veriut, vende vende me shtëpi shumë te bukura te ndertuar kur qeveriste PD dhe kishtë shpresë, fushat djerrë, shtëpitë bosh. Femijët tuaj, nipat dhe mbesat qe mund tu gëzonin e jetonin këtu me ju mund ti shihni vec ne telefon. Sot është nder të jesh në opozitë dhe te mos jesh bashkepunëtor me këtë qeveri të zhytur në korrupsion. Unë e gjykoj faj votën për PS pas 12 vitesh regres. ne dje në parlament kemi bërë një betejë nga më dinjitozet për trasparence dhe cjerrjen e maskes se kesaj qeverie për inceneratorët sterilizimin e plotë të tjera, miliona euro të abuzuara.

Këta voten e duan per të marrë paranë publike e për ta futur në xhep. Keshtu Shqipëria zvogëlohet. Ne vijmë pas një periudhë të veshtirë por jemi krenar sot se nxorrëm nga rrethimi opozitën dhe e shpëtuam atë nga asgjësimi. ne sot jemi ne ecje dhe në marsh drejt fitores. Vërtetë një e pazakonte ka ndodhur që nuk ngjet në vendet e Europës moderne, lideri i opozitës Sali Berisha mbahet në arrest pa akuzë dhe i pa hetuar. Mbase pesha të tilla jane për shpatullat e tij por demokracisë i rëndojnë dhe shumë madje. Dua të përgëzoj kolegët Këllici e Bardhi për kurajon në cjerrjen e maskës së pushtetit në bashki e qeveri. Ndaj mos hezitoni të kërkoni me krenari voten për PD si votë për ndryshim, si votë kundër korrupsionit, si votë për jetën me dinjitet.”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA