Qytetari Kol Ndoja, denoncon në Fiks Fare se që prej shtatorit të vitit 2021 nuk arrin të tërheq pension e prapambetur të bashkëshortes së ndjerë.

Qytetari duhej të tërhiqte shumën e prapambetur prej 220.000 lekë. Kjo shumë duhej të tërhiqej nga të katërt trashëgimtarët e të ndjerës. Vetë trashëgimtarët kishin autorizuar përmes një prokure të posaçme të afërmin e tyre Mark Lleshi për tërheqjen e shumës. Pikërisht në Shtator të vitit 2021 Marku i drejtohet zyrës postare Lezhë për të tërhequr këto para. Ai tërhoqi vetëm një pjesë të prapambetur shumën prej 57.000 lekë dhe ju komunikua që nuk ka më lekë për t’u tërhequr dhe se ato kishin qenë të fundit.

Për problemin e pensionit të së ndjerës Prendë Ndoja, Fiks Fare kërkoi informacion pranë Institutit të  Sigurimeve Shoqërore,

ISSH-ja në përgjigjen e saj sqaron se shuma prej 173,844 lekë është disbursuar prej tyre që në datën 19 shtator 2021 dhe se kjo shumë duhej të tërhiqej prej trashëgimtareve të së ndjerës që në atë periudhë në postën paguese përkatëse të Lezhës.

Gjithashtu ISSH-ja sqaron se pjesën e mbetur të pensionit të së ndjerës trashëgimtarët  e saj mund ta tërheqin në çdo kohë.

Të gjendur para këtij fakti qytetari i drejtohet zyrës përkatëse për të tërhequr atë pagesë.

Qytetari tërheq vetëm 43.461 mijë të reja. edhe pse e njofton arkëtaren se ka për të tërhequr  173,844 lekë. Arkëtarja i pohon se shuma që tërhoqi është e vetmja që i del në sisitem. Duhet të shkosh tek sigurimet shoqërore atje të japin zgjidhje. “Në sistem nuk janë ka asnjë shumë tjetër lekësh. Periudha është prapë e 2021. Vetëm tek sigurimet shoqërore mundesh ta zgjidhësh. Për më tepër shko atje me këtë mandatin që të dhashë unë” shprehet arkëtarja .

Fiksi bashkë me qytetarin i drejtohet zyrës postare Lezhë ku kërkon të dijë se pse i janë dhënë qytetarit një pjesë e lekëve dhe jo shuma e plotë që i takon. Pasi nga drejtoria e ISSH-së u tha se shuma e plotë ishte e disponueshme që në shtator të vitit 2021. Por sërish arkëtarja shprehet se në sistem nuk ka shumë tjetër dhe i bënë me dije se duhet të bëjnë një kërkesë me shkrim të cilën do e bashkangjisin me ankesën e qytetarit dhe të bëjnë verifikime për pretendimet e qytetarit.

Pas insistimit të Fiksit u bë e mundur edhe sqarimi me arkëtaren e fundit e cila i kishte thënë qytetarit se nuk ka më lekë për të tërhequr. Ajo shpjegon se në momentin që është tërhequr shuma e fundit nga qytetari ajo ka parë në sistem dhe nuk ka patur më pagesa. Ajo ia hedh fajin ISSH-së pasi ajo e ka kontrolluar sistemin edhe disa ditë më pas. Më pas ajo shton ” Pas interesimit tuaj në datën 20 mars pranë ISSH-së unë kam hyrë në sistem dhe pash që janë hedhur një shumë e caktuar, pjesa tjetër u hodh më vonë. Ajo shpjegon se nuk e di sesi ka ndodhur e gjitha, ku kanë qenë lekët dhe problemi, por rëndësi ka që tashmë kanë kaluar.

Kështu qytetari i drejtohet sërish arkës për të tërhequr lekët me një prokurë të posaçme dhe arrin të tërheqë të gjithë shumën që në atë moment rezultoi në sistem.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA