‘E Premtja e Zezë’ kremtohet edhe në Berat, besimtarët ortodoksë ndjekin ritet në Katedralen e Shën Dhimitrit dhe në Kishën e Goricës
10/04 21:25
Sherif Ruçi është 76 vjeç.
Ai nuk mban mend një vit të jetës së tij kur nuk ka agjëruar në Muajin e Shenjtë të Ramazanit, përpos kur ishte fëmijë.
I moshuari nga Elbasani thotë se detyrimi ndaj Allahut ka qenë më i madh se frika e regjimit komunist kur besimi ishte i ndaluar.
Plot 68 vite agjërim, një jetë e tërë përkushtim ndaj Zotit, por edhe ndaj shëndetit, thotë Sherifi i cili beson se agjërimi ndikon pozitivisht në mirëqenien fizike të organizmit.
Sherifin çdo ditë e gjen në xhaminë e Ballies, ku kryen faljet e përcaktuara si një detyrim e përkushtim ndaj Zotit.
Top Channel