Ndalohen 36 drejtues mjeti për korrupsion aktiv, Balla: Kanë tentuar t’i ofrojnë punonjësve të policisë ryshfet

05/04/2024 13:24

36 drejtues mjeti janë ndaluar nga policia për korrupsion aktiv të mbetur në tentativë. 

Ministri i Brendshëm Taulant Balla tha se këta persona kanë tentuar t’i ofrojnë policisë së Shtetit ryshfet. Sipas tij, lufta kundër këtij fenomeni po intensifikohen, ndërsa i ka kërkuar qytetarëve dhe mediave të denoncojnë raste të tilla.

Reagim i plotë i ministrit Taulant Balla

Janë ndaluar në flagrancë 36 drejtues mjeti “për korrupsion aktiv” të punonjësve të Policisë Rrugore e mbetur në tentativë. Të kapur në shkelje këta shtetas kanë tentuar t’i ofrojnë punonjësit të Policisë së Shtetit ryshfet. Lufta kundër këtij fenomeni të turpshëm po intensifikohet, qoftë ndaj shkelësve, qoftë ndaj atyre që kryejnë korrupsionin pasiv, punonjësve të policisë.

Ju lutem qytetarëve dhe mediave të denoncojnë çdo rast të abuzimit të punonjësve të Policisë me detyrën. Agjencia e Mbikëqyrjes Policore dhe agjencitë e tjera të zbatimit të ligjit duhet të rrisin vigjilencën dhe godasin me ashpërsi çdo përfshirje në veprime korruptive të punonjësve të Policisë së Shtetit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA