“Na lejoni të hyjmë në bashki, duam të dorëzojmë kërkesën”, Alimehmeti-drejtorit të Policisë, Vocaj: Prisni 5 minuta

05/04/2024 12:00

Këshilltari Ilir Alimehmeti në protestën e opozitës para Bashkisë, ka tentuar të flasë me drejtorin e Policisë së Tiranës Tonin Vocaj.

Alimehmeti i ka kërkuar Vocajt që të futen brenda dhe se do të dërgojë kërkesë zyrtare për mbledhje të jashtëzakonshme.

“Kush është komandanti këtu? Dua të flas me të. Zoti drejtor, a mund të hyjnë anëtarët e Këshillit? Kërkojmë të bëjmë detyrën tonë! Detyrë që na e ka ngarkuar populli. Çojmë kërkesë zyrtare për mbledhje urgjente! Është firmosur nga dhjetëra anëtarë të Këshillit”, tha Alimehmeti.

Në përgjigje, Vocaj i kërkoi “të presë 5 minuta. Në këtë moment nuk mund të hyhet, pastaj mund të hyni ta dorëzoni.”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA