Konkursi i gjuhës shqipe, 16 shkolla në të gjithë vendin kalojnë në fazën gjysmëfinale

05/04/2024 15:30

Konkursi Kombëtar i Gjuhës Shqipe ka mbërritur në fazën gjysmëfinale ku janë shpallur dhe 16 shkollat që do të përfaqësojnë Zyrat Vendore Arsimore në garën që do të organizohet në Tiranë.

16 shkollat gjysmëfinaliste janë: “Jeronim De Rada” në Tiranë, “Kushtrimi i Lirisë” në Durrës, e pasuar nga shkolla “Rilindja” në Kavajë, Shkolla 9- vjeçare në Vorë, “A.Z. Cajupi” në Libohovë, si dhe shkollat “Ismail Klosi” në Mallakastër e “Naun Doko” në Roskovec. Po ashtu në gjysmëfinale janë edhe shkollat “5 Dëshmorët” në Ksamil, “Muhamer dhe Esat Minarolli” në Pogradec, “28 Nëntori” në Kuçovë, “Adem Bedalli” në Peqin, “Ditëro Agolli” në Devoll, “Edith Durham” në Shkodër, Shkolla 9- vjeçare Letaj në Has, si dhe shkollat “Migjeni” në Pukë e “Gjon Ndoci” në Vaun e Dejës.

Përgjatë fazës gjysmëfinale do të zhvillohen 8 përballje mes shkollave që kaluan sfidën e parë për të zbuluar cilët do të jenë finalistët.

Konkursi Kombëtar i Gjuhës Shqipe në Vitin e Gjuhës Shqipe u shpall nga Ministria e Arsimit dhe Sportit, me synimin që të inkurajojë nxënësit jo vetëm të konkurrojnë, por edhe të zgjerojnë horizontet e tyre kulturore dhe të mësojnë më shumë për gjuhën dhe trashëgiminë e tyre, duke theksuar rëndësinë e gjuhës shqipe si një pjesë thelbësore e identitetit tonë kombëtar në një epokë të shpejtë të ndryshimeve dhe zhvillimeve teknologjike.

Ky edicion gjithashtu ka një rëndësi të veçantë, pasi përkon me 80-vjetorin e Çlirimit të Shqipërisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA