Autoritetet në Gjermani japin alarmin se gati 400 policë të landeve federale dyshohen për qëndrime ekstremiste të djathta.
Raportet në media tregojnë se ndaj tyre janë çelur tashmë procedura displinore apo hetime për qëndrime të tilla apo edhe bindje ideologjike konspiracioniste. I ngarkuari federal gjerman për policinë, Uli Grötsch, deklaroi se rreziku nga ky fenomen nuk ka qenë kurrë më i lartë.
Mediat gjermane “Stern” dhe “RTL” i referohen për informacionet e përcjella një pyetësori të 16 Ministrive të Brendshme të landeve në Gjermani. Shifra reale mendohet të jetë më e lartë, për shkak se Berlini, Meklenburg-Pomerania, Tyringjia, Bremeni nuk kanë dhënë shifra aktuale, theksojnë ato. Sipas Grötsch “jetojmë në kohë, kur ekstremistët e djathtë përpiqen me qëllim të destabilizojnë policitë. Rreziku është i lartë si kurrë më parë. “Për të gjithë vendin. Dhe prandaj edhe për policitë.”
Ministri i Brendshëm i landit, Renani Veriore-Vestfali Herbert Reul tha, se policet e policët që nuk respektojnë kushtetutën, por mbajnë qëndrime ekstremiste janë rrezik i madh për demokracinë dhe shtetin ligjor.” Hetime mbi raste ekstremizmi tek forcat e sigurisë në lande apo federatë ka pasur herë pas here.
Në një raportim të vitit 2022 nga Ministria Federale e Punëve të Brendshme, u bë e ditur, se brenda tre vitesh nuk janë më në detyrë 327 punonjës të policisë, sepse kanë qenë të lidhur me prova me ekstremizmin e djathtë apo kane qenë pjesë e “Qytetarëve të Rajhut”.
Top Channel