“Dorëzohet” Izraeli, hap kufirin me Gazën! Lëvizja, pak orë nga kërcënimi i Bidenit

05/04/2024 07:13

Vetëm pak orë pasi Presidenti Joe Biden deklaroi se mbështetja e ardhshme e Shteteve të Bashkuara për luftën në Gaza do të varet nga hapat që do të hedhë Izraeli në mbrojtje të civilëve dhe punonjësve të ndihmave humanitare, shteti hebre njoftoi se është duke shtuar përpjekjet për të rritur fluksin e ndihmave humanitare në Rripin e Gazës, duke përfshirë këtu rihapjen e një pikëkalimi të rëndësishëm në Gazën veriore, të goditur rëndë nga lufta.

“Kjo rritje e ndihmave do të frenonte një krizë humanitare dhe ëshët e nevojshme për të siguruar vazhdimin e luftimeve dhe arritjen e objektivave të luftës”, thuhet në njoftimin e zyrës së kryeministrit Benjamin Netanyahu, ku nuk përcillen megjithatë detaje mbi sasitë apo llojet e artikujve që do të hynin në Rripin e Gazës përmes pikëkalimit në Erez.

Pavarësisht përplasjeve tashmë edhe publike mes tyre, administrata e Presidentit Biden sërish ka vazhduar t’i ofrojë Izraelit ndihmë të rëndësishme ushtarake dhe mbështetje diplomatike për luftën gjashtëmujore të  kundër Hamasit. Izraeli po përballet këto ditë me një izolim ndërkombëtar në rritje pasi ushtria e tij vrau shtatë punonjës humanitarë, të cilët po ndihmonin në dërgimin e ushqimeve në Gazë.

OKB ka dhënë alarmin se shumica e popullsisë në pjesën veriore të territorit tashmë është në prag të urisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA