“Top Story” mbrëmjen e djeshme është shoqëruar me tone të larta.
Të ftuar në panelin e sotëm, analisti Arjan Curi dhe demokrati Flamur Noka, janë përplasur në debat me njëri-tjetrin. Noka e akuzon si “Xibrakist”, ndërsa Curri i sugjeron që të shkrijnë SPAK-un.
Flamur Noka: Keni marrë porosi që të merreni me amnistinë, që 5D të mos përmendet, që Xibraka mos përmendet, ktheu bisedës këtu se këto janë hallet e shqiptarëve. SPAK-u është organizatë kriminale. E kam sulmuar dhe vazhdoj ta sulmoj papushim. Duhet riformuar.
Arjan Curri: Shkrijeni SPAK-un.
Flamur Noka: O të dashuruarit e Xibrakës, o të dashuruarit e Xibrakës. O 5D, të dashur Xibrakistë, të nderuar 5D-istë.
Grida Duma: Flamur e pranon që e bëtë shoë-n tani? Gjoja intimiduat njëri-tjetrin me buzëqeshje?
Arjan Curri: Shkrijeni SPAK-un, vëreni në tigan dhe shkrijeni së gjalli.
Grida Duma: Ta vëmë pak në shinat e politikës, përtej kësaj që ju e qani?
Arjan Curri: Ore unë jam ta shkrini.
Flamur Noka: Do ta shkrijmë.
Arjan Curri: Ok e mbyll, ky është mesazhi.
Top Channel